Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:23 27-03-2015 Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve (Foto)

Tifozeria shqiptare në mbështetje të Kombëtares, shquhet për koreografitë ku dominojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi si dhe për energjitë e pashterrshme në çdo ndeshje, pavarësisht rezultatit.

Kësaj here, tifozët Kuq e Zi janë gati për një spektakël të vërtetë koreografik. Flitet se në ndeshjen e së dielës janë përgatitur rreth 12 mijë qeleshe, apo siç quhen ndryshe plisa, simbol karakteristik i shqiptarëve në të gjitha trevat.

Gjithashtu qarkullojnë lajme se në stadiumin  “Elbasan Arena” do të shpaloset edhe një banderolë e madhe në të cilën do të ironizohet presidenti i UEFA, Michel Platini.

Në mnështetje të Kombëtares do të mbërrijnë shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, si dhe arbëreshë nga Italia. 

{gallery}shqiperi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kavajë, arrestohet 27 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Studimi/ 91% e shqiptarëve do të votonin për anëtarësimin e vendit në BE »
Article Logic
Execution time: 0.011493921279907
array(1) { ["section"]=> string(63) "shqiperi-armeni-ja-detajet-e-koreografise-se-tifozeve-foto-7154" }