Shqipëri-Francë ende e papërcaktuar, reagon UEFA: Po monitorojmë Arenën Kombëtare, miratimin final do ta japim…

Publikuar tek: sport, më 21:10 07-11-2019 Shqipëri-Francë ende e papërcaktuar, reagon UEFA: Po monitorojmë Arenën Kombëtare, miratimin final do ta japim… Stadiumi kombetar \"Arena Kombetare\"

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA. 

Ekskluzivisht për Euronews Albania, UEFA në përgjigjen e dhënë konfirmon se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje, ndërsa theksohet se “Arena Kombëtare” është në monitorim.

“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”.

UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë licenca.

Pak ditë më pare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të kampionatit evropian.

Email i UEFA per Eurones Albania:
75233726_3188574537837217_4371404524024233984_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02459192276001
array(1) { ["section"]=> string(114) "shqiperi-france-ende-e-papercaktuar-reagon-uefa-po-monitorojme-arenen-kombetare-miratimin-final-do-ta-japim-185084" }