Shqipëri-Francë, UEFA merr vendimin se ku do të luhet sfida

Publikuar tek: sport, më 20:06 11-11-2019 Shqipëri-Francë, UEFA merr vendimin se ku do të luhet sfida Pamje nga stadiumi 'Arena Kombetare'

Tifozët kuq e zi dhe sportdashësit në Shqipëri kanë qenë në ankth prej disa javësh, nëse UEFA do të jepte dritën jeshile për stadiumin e ri kombëtar, ‘Arena Kombëtare’.

Së fundmi mesa duket nga institucioni më i lartë i futbollit vjen lajmi pozitiv. Në website-n e saj, UEFA për ndeshjen me Francën ka bërë të ditur se stadiumi ku do të luhet do të jetë pikërisht ‘Arena Kombëtare’.

Ditën e djeshme në stadiumin e ri Kombëtar, u zhvillua dhe sfida e femrave, midis Vllaznisë dhe Apolonisë, e cila ishte parashikuar si “ndeshja test” ku një delegacion i UEFA do të shikonte nga afër parametrat e stadiumit.

Tashmë nuk ka më dyshime, Shqipëri-Francë do të luhet në Tiranë, në stadiumin e ri ‘Arena Kombëtare’, në orën 20:45.

arenaaa.png

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076119899749756
array(1) { ["section"]=> string(65) "shqiperi-france-uefa-merr-vendimin-se-ku-do-te-luhet-sfida-185521" }