Shqipëri- Itali- Gjermani, mega-operacion antidrogë “Il Moro 2015” arreston 8 “bosët” narkotrafikantë (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 21-03-2017
KONFERENCA OPERACIONI I PERBASHKET IDAJET... by newsbomb-al

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "Il Moro 2015".

Operacioni është zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe asaj Gjermane. Operacioni i shtrirë në Shqipëri, Itali e Gjermani.

Arrestohen 8 persona,  nga këta 3 në Vlorë dhe 5 në Itali. Nga të arrestuarit, 6 janë shtetas shqiptar, 1 maroken dhe 1 italian.

Operacioni në vijim të një hetimi për trafik narkotikësh të nisur më parë.

Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Italisë dhe Gjermanisë, ka zhvilluar operacionin e koduar "Il Moro" në fushën e narkotrafikut.

Operacioni  është pjesë e veprimtarisë policore të përbashkët mes Policisë së Shtetit, Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, strukturat policore italiane të Firences të koordinuar nga zyrat ndërlidhëse të Policisë Italiane Interforcë në Tirane dhe asaj të Policisë Shqiptare në Bari e Romë.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga kryetarët me dy mandate në 1992 tek kryetarët e gjithëpushtetshëm në 2017-n
Rreshje shiu të fuqishme në Peru, të paktën 70 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.010743856430054
array(1) { ["section"]=> string(108) "shqiperi-itali-gjermani-mega-operacion-antidroge-il-moro-2015-arreston-8-boset-narkotrafikante-detajet-72659" }