Shqipëri-Serbi, veprimet e paligjshme konsiderohen akte terroriste, dënim deri në 15 vite burg

Publikuar tek: aktualitet, më 07:16 20-09-2015 Shqipëri-Serbi, veprimet e paligjshme konsiderohen akte terroriste, dënim deri në 15 vite burg

Veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri- Serbi ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare.

Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e ndeshjes, duhet të kuptojnë se çdo veprim i paligjshëm dhe sado i vogël do të konsiderohet akt terrorist dhe cënim i sigurisë kombëtare. Në këto kushte të gjithë tifozët në stadium duhet të kenë shumë kujdes që të mos jenë subjekt i ndonjë shkeljeje sepse në të kundërt rrezikojnë të kenë akuza të forta mbi shpinën, transmeton “Shekulli”.

Vendimi për të konsideruar çdo veprim të jashtëligjshëm si akt terrorist dhe cënim i sigurisë ka brenda faktin që stadium është ambient publik dhe rrezikshmëria është e lartë duke rrezikuar që këto veprime të dënohen shumë rëndë, deri në 15 vite burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekësia, kreditet që ju duhen për të kaluar vitin
Djali i Tom Doshit dënohet me 40 orë punë të detyruar »
Article Logic
Execution time: 0.01189112663269
array(1) { ["section"]=> string(95) "shqiperi-serbi-veprimet-e-paligjshme-konsiderohen-akte-terroriste-denim-deri-15-vite-burg-21218" }