'Shqipëria 10 herë më mirë se Gjermania e 50 herë më mirë se Italia', deputeti i PS 'ngre në qiell' qeverinë për masat ndaj COVID-it

Publikuar tek: politike, më 09:15 11-06-2020 'Shqipëria 10 herë më mirë se Gjermania e 50 herë më mirë se Italia', deputeti i PS 'ngre në qiell' qeverinë për masat ndaj COVID-it Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur me superlativa për mënyrën e menaxhimit nga qeveria të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Ai është shprehur në një emision në Abc Neës se performanca e shqipërisë është 10 herë më e lartë se ajo e Gjermanisë dhe 50 herë më e lartë se Italia.

"Nga pandemia ne jemi vendi që ka pasur më pak tragjedi në Europë. Ne jemi shtet dhe kemi përgjegjësi. Nuk jemi thjesht kompani, kemi detyrë të shpëtojmë qytetarët dhe të shpëtojë ekonomia. Unë di këtë që sot Shqipëria ka performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia", u shpreh Bushati.

Ndërkohëai ka thënë se shteti shqiptar ka treguar që është një partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare.

“Ky është momenti që financat publike mund të shpëtojnë ekonominë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare janë vlerësuesi më gjakftohtë. Shteti shqiptar është në partner i besueshëm, sjellja e mirë me financat publike bën që të jemi partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare. Shumë shtete sot në botë po ndërmarrin një rrugëtim të tillë duke financuar ekonominë nëpërmjet borxhit”, tha Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk votojmë Zgjedhoren”, paralajmërimi i deputetit të opozitës: Do bllokojmë Parlamentin, do futemi në grevë urie
Basha zgjedh Strazimirin për të parë nga afër sipërmarrësit e vegjël: Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë… »
Article Logic
Execution time: 0.013036966323853
array(1) { ["section"]=> string(134) "shqiperia-10-here-me-mire-se-gjermania-e-50-here-me-mire-se-italia-deputeti-i-ps-ngre-ne-qiell-qeverine-per-masat-ndaj-covid-it-209874" }