Shqipëria bën 'vetëvrasje', KUQEZINJTË 'nderojnë' TURQINË

Publikuar tek: sport, më 21:52 11-10-2019 Shqipëria bën 'vetëvrasje', KUQEZINJTË 'nderojnë' TURQINË Momenti fatal i fitores së Turqisë 0-1 ndaj Shqipërisë

Shqipëria hodhi poshtë fitoren ndaj Turqisë duke i falur 3 pikë të çmuara, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 3 minuta nga fundi i takimit.

Kuqezinjtë dështuan të dilnin me të paktën 1 pikë nga Stambolli duke shkatërruar një paraqitje fantastike që bënë para 55 mijë turqve. Portieri Strakosha nuk llogariti si duhet aksionin e fundit të vendasve duke përplasur mbrojtësin Ardian Ismajli, duke lënë portën bosh. Kaq mjaftoi që Turqia të merrte një fitore jetike në garën për kualifikim në EURO 2020.

Fajtor ndihet dhe sulmuesi Rey Manaj, i cili shpërdoroi 2 raste të pastra për gol, të cilat mund të siguronin një triumf historik ndaj Turqisë.

Takimi u karakterizua nga përplasjet e fuqishme, tensioni i vazhdueshëm dhe adrenalina e madhe. Pavarësisht, presionit të madh të tifozëve vendas, Shqipëria dominoi në mënyrë të papritur Turqinë, e cila vuajti deri në minutën e 91-ë kur portieri Strakosha bëri gafën më të madhe të karrierës së tij.

Pas këtij takimi, shansi i fundit për kualifikim shuhet plotësisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074491500854492
array(1) { ["section"]=> string(59) "shqiperia-ben-vetevrasje-kuqezinjte-nderojne-turqine-181712" }