Shqipëria çarmatoset: Në 24 orë dorëzohen 38 armë, 14 500 fishekë dhe municione të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 11:55 04-02-2017 Shqipëria çarmatoset: Në 24 orë dorëzohen 38 armë, 14 500 fishekë dhe municione të tjera

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 14 500 fishekë, si dhe municione të tjera luftarake.

Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë. Njëkohësisht krahas këtij procesi që banorët dorëzojnë vullnetarisht armët, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive, Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.

Në këto takime për sensibilizimin e qytetarëve, janë përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe stafet arsimore.

“Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilitetit të nismës "Shqipëria pa Armë".

Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Piloti i drogës Guido Guidi shkon në Itali dhe hap “thesin”: Njoha 2 shqiptarë që donin të bënin para shpejt, ja misioni im në Ishëm
Prokuroria bën "fije-fije" grupin, lidhjet e shefave të policisë me trafikun e drogës dhe vrasja e Elton Çiçës në "Bllok" »
Article Logic
Execution time: 0.01073694229126
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiperia-carmatoset-ne-24-ore-dorezohen-38-arme-14-500-fisheke-dhe-municione-te-tjera-67711" }