Shqipëria ‘dështon’ me regjinë në Eurovizion, kritikohet për paraqitjen e dobët skenike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:08 08-05-2019 Shqipëria ‘dështon’ me regjinë në Eurovizion, kritikohet për paraqitjen e dobët skenike

Në provën e parë të saj në Eurovizion këngëtarja Jonida Maliqi ka shkëlqyer me performancën.

Por krahas performancës së zjarrtë të këngëtares, Shqipëria është kritikuar për paraqitjen e dobët skenike.

Mediat e huaja kanë kritikuar Shqipërinë për paraqitjen skenike, pasi e përshkuajnë atë të zymtë.

‘Për fat të keq, skena u ndje e zbrazët. Shqiponja e premtuar dështoi të materializohej, madje edhe në fund të fundit, dhe si shumë faza të tjera të këtij viti, ajo u ndje shumë e zymtë. Kishte një efekt premtues që skena do të ndizej, por nuk ndodhi sepse në skenë në përgjithësi mbizotëronte e zeza’, shkruan ‘Wiwibloggs’, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovizion sipas komentatorëve të festivalit.

Duke marrë parasysh se regjia skenike është një pikë shumë e fortë në përfaqësimin e një shteti në Eurovizion, duket se Shqipëria po humbet pikë.

Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me kënngëtarin Eugent Bushpepa vitin e kaluar, sepse Shqipëria u kritikua për regjinë e dobët skenike.

Por a e ka braktisur RTSH Jonida Maliqin dhe Shqipërinë në Eurovizion? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Loredanës, reagon ashpër kunati i saj Getinjo
Makinat, shtëpitë dhe rrobat e shtrenjta të Loredanës, video kur reperja e arrestuar sot numëron EUROT »
Article Logic
Execution time: 0.013321876525879
array(1) { ["section"]=> string(91) "shqiperia-deshton-me-regjine-ne-eurovizion-kritikohet-per-paraqitjen-e-dobet-skenike-163435" }