Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për luftën kundër krimit ndërkufitar, krijohet qendra e kontaktit në Kakavijë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 18-01-2021 Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për luftën kundër krimit ndërkufitar, krijohet qendra e kontaktit në Kakavijë

Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin dhe funksionimin e një qendre të përbashkët të bashkëpunimit policor dhe doganor greko-shqiptar në pikën kufitare në Kakavijë.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Julian Hodaj dhe zv.ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Eleftherios Oikonomou.

“Kjo qendër do të ketë mundësinë për të parë nga afër situatën në kufirin Greko-Shqiptar dhe për t'u informuar në lidhje me problemet që lidhen me pandeminë", tha Hodaj.

“Marrëveshja kontribuon nga njëra anë në konfirmimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe nga ana tjetër në forcimin e bashkëpunimit tonë tashmë ekzistues, duke synuar së bashku gjetjen e mënyrave për të përballuar dhe luftuar sfidat moderne dhe kërcënimet e sigurisë të vendeve tona", tha Oikonomou.

Qendra e Kontaktit është vendosur në një ndërtesë në tokën greke, në zonën e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë dhe do të administrohet nga policia dhe personeli doganor i të dy vendeve, të cilët do të punojnë në një hapësirë ​​të vetme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Më tradhëtonte me komshiun dhe me të bëri fëmijë’, 36-vjeçari tregon dhunën e ish-gruas: Më gjuajti me grushe, mori një shishe birre dhe... (E PLOTË)
Ministria publikon shifrat e fundit: Ulen testimet dhe rastet e reja pozitive, 4 persona humbin jetën, më i riu 39 vjeç... »
Article Logic
Execution time: 0.013317823410034
array(1) { ["section"]=> string(116) "shqiperia-dhe-greqia-marreveshje-per-luften-kunder-krimit-nderkufitar-krijohet-qendra-e-kontaktit-ne-kakavije-235465" }