Shqipëria dhe Kosova do vuajnë pasojat e vullkanit Etna, masat që duhet të merrni duke filluar nga e enjtja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 01-03-2017 Shqipëria dhe Kosova do vuajnë pasojat e vullkanit Etna, masat që duhet të merrni duke filluar nga e enjtja

Ndodhet me kilometra larg nesh, por pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna në Siçili të Italisë, do të ndihen në Shqipëri dhe Kosovë.

Faqja e njohur e parashikimit të motit, ‘Accuweather’ njofton se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë europiane.

Meterologu Tyler Roys shprehet se hiri i dalë nga vullkani, i cili po ngjitet drejt atmosferës, do të ndikojë motin në Europën Juglindore gjatë fundjavës, madje duke filluar që të enjten në mbrëmje, raporton Newsbomb.al.

Hiri do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do pengojë rrezet e diellit në detin Jon dhe Ballkan, duke filluar nga e premtja për të vazhduar deri të shtunën. Në këtë situatë do të krijohet edhe një ‘perde tymi’, e cila do qëndrojë mbi rajonin tonë për të paktën dy ditë.

"Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit e ndjeshëm. Kjo situatë mund të vazhdojë për disa ditë, për aq kohë sa do të zgjasë shpërthimi i vullkanit", thotë Tyler Roys, raporton Newsbomb.al.

Për personat që kanë probleme me frymëmarrjen rekomandohet që të shmangen daljet jashtë shtëpisë nëse situata e ajrit rëndohet.

Hiri mund të shkaktojë edhe probleme të vogla në fluturimin e avionëve, kryesisht në rajonin e Siçilisë.

Vullkani në malin Etna është më aktivi në Europë, gjithsesi, studiuesit nuk parashikojnë rreziqe të madha nga shpërthimet. 

accuweather.brightspotcdnnn.jpg

*Efekti i hirit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si u kapën “mat” trafikantët e Shkodrës, mes tyre edhe 3 zyrtarë (PAMJE NGA SUPER-OPERACIONI)
Pas shembjes së tregut rom, reagon Bashkia: Ishte i pistë, do zvendosen në 3 zona të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.011186838150024
array(1) { ["section"]=> string(112) "shqiperia-dhe-kosova-do-vuajne-pasojat-e-vullkanit-etna-masat-qe-duhet-te-merrni-duke-filluar-nga-e-enjtja-70342" }