Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë të ndara në Europian, njohin kundërshtarët

Publikuar tek: sport, më 21:17 22-01-2016 Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë të ndara në Europian, njohin kundërshtarët

Kombëtarja e basketbolli për meshkuj rikthehet në Europian. Skuadra shqiptare është pjesë e Grupit F sëbashku me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë.

Kuqezinjtë e koshit morën pjesë për herë të fundit në kualifikueset e Euro 2011, duke braktisur ato pasardhëse për shkak të problemeve financiare. Kjo solli edhe përjashtimin nga kampionati i vitit 2015, transmeton Sportal.

Kosova është debutuese dhe do të përballet në këto eliminatore Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë në takimet e Grupit E.

Takimet do të zhvillohen nga 31 gushti deri më 17 shtator të këtij vitit. Në turin final kualifikohen fituesit e secilit grup dhe katër përfaqësueset e dyta me rezultatet më të mira. Faza finale do të mbahet në pesë vende të Europës, Finlanda, Izraeli, Polonia, Rumania dhe Turqia nga 31 gushti deri më 17 shtator të 2017.

Shorti_Shqiperia_Kosova_basket_meshkuj.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018625020980835
array(1) { ["section"]=> string(80) "shqiperia-dhe-kosova-konkurrojne-te-ndara-ne-europian-njohin-kundershtaret-30716" }