Shqipëria dhe Kosova me LIGË TË PËRBASHKËT BASKETBOLLI, Rama: Ëndërr që bëhet realitet, me siguri do bëhet shtysë edhe për të tjerët që ta ndjekin

Publikuar tek: sport, më 19:44 10-09-2020 Shqipëria dhe Kosova me LIGË TË PËRBASHKËT BASKETBOLLI, Rama: Ëndërr që bëhet realitet, me siguri do bëhet shtysë edhe për të tjerët që ta ndjekin Edi Rama

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një ligë të përbashkët të basketbollit, pas marrëveshjes mes dy federatave dhe aprovimit nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit.

Kryeministri Edi Rama ka folur për këtë nismë duke e quajtur një ëndërr të bërë realitet, duke u shprehur se kjo me siguri do të bëhet shtysë edhe për sportet e tjera që at ndjekin këtë shembull.

“Kjo nismë hap një rrugë të re dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjerët që ta ndjekin. Mundem vecse ta përforcoj mendimin e dhënë nga të dyja ministret që ne jemi më shumë se sa mbështetës jo vetëm të kësaj por të të gjitha nismave.

Është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve dhe dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh. E mbaj mend këtë dëshirë të miqve të mi që janë përkushtuar. Idetë kanë nevojë për kohën e tyre dhe kësaj ideje i erdhi koha dhe kjo është e gëzueshme.

Deri para 10 vitesh dukej fantashkencë. Jo shumë larg në kohë shqiptarët në të dyja anët e kufirit mësonin në abetare të ndryshme. Tashmë jo vetëm që ka një abetare unike por mësohet pothuajse me të njëjtat programe studimi.

Ka pasur herët jo pak sportistë dhe trajnerë që kanë shkuar në Kosovë dhe kanë qenë pjesë e aktivitetit në fushën e basketbollit. Sot krijimi i ligës e çon edhe këtë shkëmbim në një nivel tjetër, por ajo që është e rëndësishme për basketbolllin, është që ngre nivelin e konkurencës dhe krijon hapësirë për të pasur më shumë cilësi në ndeshjet në parket në fushën e basketbollit.

Ideja e organizimit të kampionateve të përbashkëta universitare dhe parauniversitare duhet me patjetër të ejtë një ide që duhet të stimulohet. E mira nuk ka fund dhe e keqja harrohet shpejt, kështu që ne sot si shqiptarë jemi më mirë se sa kemi qenë ndonjëherë tjetër nga aspekti i të drejtave.

Krahasimi me 10 vite më parë është si dita me natën. Hapësira në të cilën ndodhemi kanë shumë potencial për t’u forcuar dhe për t’u zgjeruar por të mos harrojmë që nuk ka qenë 100 vite më përpara koha kur basketbollistët shqiptarë u arrestuan në ndeshjen famëkeqe mes Trepçës dhe Mitrovicës”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096700191497803
array(1) { ["section"]=> string(150) "shqiperia-dhe-kosova-me-lige-te-perbashket-basketbolli-rama-enderr-qe-behet-realitet-me-siguri-do-behet-shtyse-edhe-per-te-tjeret-qe-ta-ndjekin-219973" }