Shqipëria dhe Singapori nënshkruajn marrëveshje për shërbimin ajror

Publikuar tek: aktualitet, më 12:17 19-01-2015 Shqipëria dhe Singapori nënshkruajn marrëveshje për shërbimin ajror

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor ku është takuar me krerë të lartë të vendit si dhe me sipërmarrës të ndryshëm atje. Gjatë kësaj vizite Bushati u prit në takim nga Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong dhe ministri i Jashtëm, Kasivisëanathan Shanmugam me të cilët u vlerësuan marrëdhëniet e mira ekzistuese dhe u theksua nevoja e intensifikimit të tyre.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Singaporit palët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e tij, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe u diskutua mbi zhvillimet në rajon. Palët evidentuan se duhet të konsiderohet mbajtja e forumeve të biznesit, të cilat jo vetëm do të krijojnë njohjen e mundësive që ofrojnë dy vendet, por do të sjellin më afër edhe komunitetet e biznesit.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, pas takimit dy ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”.

Ministri Bushati ka kërkuar gjithashtu nga homologu i tij njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Singapori, duke vlerësuar se Kosova është një realitet që njihet nga një numër i konsiderueshëm vendesh dhe pavarësia e saj ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Integrimi, në shkurt tryeza e dialogut BE-Shqipëri
Poliçan/ Procedim kryetarit të Bashkisë. Zotkaj: Mjeku shpif, provokim i LSI-së »
Article Logic
Execution time: 0.011843204498291
array(1) { ["section"]=> string(71) "shqiperia-dhe-singapori-nenshkruajn-marreveshje-per-sherbimin-ajror-930" }