Shqipëria do të eksportojë të enjten 300 tonë perime drejt Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 09-04-2020 Shqipëria do të eksportojë të enjten 300 tonë perime drejt Kosovës Foto ilustruese

Shqipëria do të eksportojë 300 tonë perime drejt Kosovës, ditën e enjte.

Këto perime janë prodhime të fermerëve të Myzeqesë.

Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona.

Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka folur gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnjë.
"Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve", tha ai.

Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091221332550049
array(1) { ["section"]=> string(73) "shqiperia-do-te-eksportoje-te-enjten-300-tone-perime-drejt-kosoves-201931" }