‘Shqipëria do të veçohet nga Maqedonia e Veriut për negociatat’, Silva Caka: Ngelëm përsëri të fundit

Publikuar tek: politike, më 11:04 11-08-2020 ‘Shqipëria do të veçohet nga Maqedonia e Veriut për negociatat’, Silva Caka: Ngelëm përsëri të fundit

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka deklaruar se Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.

Caka në një postim në rrjetet sociale shkruan se qeverisja e Edi Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë.

Ndër të tjera ajo shprehet se Edi Rama me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europën.

Statusi i plotë:

Dështimi i paralajmëruar i Rilindjes!

Qeverisja e Edi Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë, duke kaluar tashmë perceptimin e brendshëm.

Qytetarët shqiptarë e ndjejnë keqqeverisjen çdo ditë në familjet e tyre dhe pritej që kjo keqqeverisje të jepte efektet e saj edhe në raportet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë.

Arsyet e largimit të shqiptarëve tashmë nuk janë vetëm ekonomike; ato lidhen ngushtësisht me mungesën e demokracisë, institucioneve shtetformuese, meritokracisë dhe prezencës këmbëngulëse të korrupsionit, në çdo nivel drejtues.

Zyrtarisht, në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të merret në konsideratë çelja e negociatave, VETËM nëse plotësohen 15 KUSHTET!

Edi Rama, me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europën.

Shqipëria ngeli përsëri e fundit dhe kjo faturë duhet të paguhet veç nga Edi Rama; ai është i vetmi përgjegjës!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012032985687256
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqiperia-do-te-vecohet-nga-maqedonia-e-veriut-per-negociatat-silva-caka-ngelem-perseri-te-fundit-216779" }