Shqipëria duhet të plotësojë këto DY KUSHTE, ambasadorët e BE-së nuk bien dakort për draft-konkluzionet, Konferenca Ndërqeveritare shtyhet në mars

Publikuar tek: politike, më 14:08 30-11-2020 Shqipëria duhet të plotësojë këto DY KUSHTE, ambasadorët e BE-së nuk bien dakort për draft-konkluzionet, Konferenca Ndërqeveritare shtyhet në mars

Bllokohet miratimi i draft-konkluzioneve për zgjerimin e Bashkimit Europian në mbledhjen e ambasadorëve të shteteve anëtare.

Lajme jo të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të mbledhjes disa minuta më parë, ku është vendosur riformulimi i draftit për të dyja vendet.

Holanda dhe Franca kanë kërkuar që Shqipëria të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa Bullgaria ka vendosur të bllokojë negociatat për shtetin fqinj, kjo për shkak të përplasjeve lidhur me historinë dhe gjuhën.

Vendi ynë nuk ka arritur të plotësojë dy nga gjashtë parakushtet, përkatësisht ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i ligjit “anti-shpifje”.

Gjithashtu më herët u vendos shtyrja e Konferencës së parë Ndërqeveritare, e parashikuar të mbahej në dhjetor të këtij viti.

Me gjasë, Konferenca do të shtyhet për muajin mars sapo të jetë miratuar kuadri negociues.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 60 vjeçari nga Rrësheni u hodh nga spitali, Petrit Vasili ‘nuk përmbahet’ për Ramën: Derdimen, ik se mallkimi i shqiptarëve do të marrë frymën gjithë jetën!
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shijakut: 128 kantieret e hapura përfundojnë para afatit »
Article Logic
Execution time: 0.011788129806519
array(1) { ["section"]=> string(151) "shqiperia-duhet-te-plotesoje-keto-dy-kushte-ambasadoret-e-be-se-nuk-bien-dakort-per-draft-konkluzionet-konferenca-nderqeveritare-shtyhet-ne-mars-229648" }