“Shqipëria, e fundit në Evropë për rrogën minimale dhe për standardet e jetesës”

Publikuar tek: ekonomi, më 15:52 24-10-2016 “Shqipëria, e fundit në Evropë për rrogën minimale dhe për standardet e jetesës”

“Jemi të fundit në Evropë në rrogën minimale, dhe për standardet e jetesës”, kështu shkruan politologu Afrim Krasniqi ndërsa publikon dhe tabelën e EUROSTAT,  ku Shqipëria renditet ndër vendet me rrogën më minimale dhe për standartet më të ulëta të jetesës.

Në listë, para nesh renditen shtetet fqinje si Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Shqipëria ka bërë disa hapa pas. “Zyrtarisht karvani ka dekada që ka ecur dhe vijon të ecë përpara, zyrtarisht ne kalojmë nga fitorja ne fitore, por de facto, në fund të ditës dhe show politik ne jemi aty ku mund të të cojë një politikë konsensuale korruptive, e papërgjegjshme, arrogante, grabitëse, fyese, delirante dhe mbi të gjitha, e paaftë!”-shkruan Krasniqi duke bërë përgjegjës në këtë mënyrë qeverinë.

“Dikur, kur nuk kishim mundësi të ushqeheshim, na thuhej se jemi kampion të cilësisë së ushqimit në botë! Më vonë kur valët e krizës hynë në çdo shtëpi na u tha se jemi të dytët pas Gjermanisë për mirëqenie e zhvillim.

Tani që brezi i ri po largohet drejt Perendimit dhe aleanca e klientelës ka krijuar një pakicë të pasur e arrogante dhe një shumicë të varfër e të nënshtruar na thuhet se kemi lënë pas Kroacinë, Serbine, Malin e Zi dhe të tjeret.

EUROSTAT nuk mendon kështu, përkundrazi, ndofta ngaqë "nuk di shqip" apo edhe se nuk është në varësi të udhëheqësit tonë të radhës!

 Ja tabela ku jemi, - të fundit në Evropë në rrogën minimale, dhe natyrisht, të fundit edhe në standardet e jetesës! Zyrtarisht karvani ka dekada që ka ecur dhe vijon të ecë përpara, zyrtarisht ne kalojmë nga fitorja ne fitore, por de facto, ne fund të ditës dhe show politik ne jemi aty ku mund të të cojë një politikë konsensuale korruptive, e papërgjegjshme, arrogante, grabitëse, fyese, delirante dhe mbi të gjitha, e paaftë!”,-shkruan politologu Afrim Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030503988265991
array(1) { ["section"]=> string(83) "shqiperia-e-fundit-ne-evrope-per-rrogen-minimale-dhe-per-standardet-e-jeteses-57238" }