Shqipëria e fundit në rajon për sigurimin e jetës së banorëve

Publikuar tek: ekonomi, më 17:19 03-10-2016 Shqipëria e fundit në rajon për sigurimin e jetës së banorëve

Gjatë vitit  2015, tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rritje të penetrimit, megjithatë ai ngelet sërish shumë larg vendeve të rajonit.

 Sipas të dhënave të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primi për frymë gjatë vitit të kaluar ishte rreth 35.2 euro ose rreth 6 euro më shumë se viti 2014.

Sipas statistikave, gjatë shtatë viteve të fundit, primi i sigurimeve për frymë ka qenë vazhdimisht në rritje, por pavarësisht kësaj nuk po u afrohet dot vendeve fqinje apo atyre të Ballkanit Perëndimor, raporton Monitor.
Në rajonin e Europës Juglindore, densiteti i sigurimeve llogaritet në rreth 100 euro për frymë, ndërsa në Europën Perëndimore, kjo shifër llogaritet mesatarisht në rreth 2.000 euro.
Ndërsa në Shqipëri penetrimi i sigurimeve në përqindje ndaj PBB-së, është i ulët duke u llogaritur në rreth 0.9%.

Sllovenia e ka këtë shifër në rreth 5.2%, Kroacia në rreth 3%, Mali i Zi në rreth 2.2%, ndërsa Maqedonia dhe Kosova kanë një shifër të përafërt me njëra–tjetrën në rreth  1.4-1.5%. Shqipëria mbetet pas nga vendet e rajonit për sigurimin e banorëve.

Përsa i përket sigurimit të banorëve në Shqipëri, ndër qarqet me sigurime më të larta është Tirana me 63.33% ndërsa qarqet e tjera janë me minimum pagese. Për të parë renditjen ndiqni hartën:

sigurimi_i_jeteses_ne_shqiperi.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0017228126526
array(1) { ["section"]=> string(67) "shqiperia-e-fundit-ne-rajon-per-sigurimin-e-jetes-se-banoreve-54950" }