“Shqipëria e Madhe, kërcënim për të gjithë ne”, Ramush Haradinaj presion Vuçiçit: Kosova kërkon atë që i takon, njihni Pavarësinë tonë

Publikuar tek: rajon, më 14:18 19-01-2021 “Shqipëria e Madhe, kërcënim për të gjithë ne”, Ramush Haradinaj presion Vuçiçit: Kosova kërkon atë që i takon, njihni Pavarësinë tonë Ramush Haradinaj - Aleksander Vuçiç

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkon presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Ky presion i Haradinaj vjen pasi Vuçiç e konsideroi “kërcënim për të gjithë” idenë e tij për Shqipërinë e Madhe.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!  Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, shkruan Haradinaj.

Më tej, ai thekson se retorika e tij vjen pas neglizhencës së BE-së ndaj Kosovës.

“Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi”, përmbyll Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid në Kosovë, 294 raste të reja »
Article Logic
Execution time: 0.011147975921631
array(1) { ["section"]=> string(135) "shqiperia-e-madhe-kercenim-per-te-gjithe-ne-ramush-haradinaj-presion-vucicit-kosova-kerkon-ate-qe-i-takon-njihni-pavaresine-tone-235586" }