Shqipëria e treta në Europë me numrin më të lartë në rritje të turistëve të huaj

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 15-04-2015 Shqipëria e treta në Europë me numrin më të lartë në rritje të turistëve të huaj

Shqipëria është renditur në vendin e tretë në Europë në listën e vendeve që ka që pasur një rritje të madhe të numrit të turistëve të huaj.

Numri mesatar i turistëve europianë është rritur me 25%, ndërsa numri mesatar i turistëve në Shqipëri është rritur me 86% gjatë viteve të fundit duke u renditur edhe në vendin e tretë. Armenia është në vendin e parë me më shumë turistë dhe ka 96% rritje, në vendin e dytë qëndron Gjeorgjia me 92% dhe në të katërtin Mali i Zi me 86%, po aq sa vendi ynë.

Kryetari i Turizmit dhe Biznesit në Danimarkë Susanne Nordenbak  ka treguar për “Online Post  që më parë turistët preferonin të udhëtonin rrallë dhe të pushonin për tre javë në një vend të caktuar, ndërsa tani ato preferojnë që të udhëtojnë shpeshherë dhe të qëndrojnë për pak ditë në një vend. Renditja e mësipërme është bërë në bazë të turistëve që qëndrojnë mbi më shumë se një natë në këto vende.

Ndërsa, vendet të cilat kanë pësuar rënie dhe janë ndër vendet e vizituara më pak janë: 1. Kirgizstan, 2.Sllovaki, 3. Luksemburg, 4. Qipro dhe 5. Danimarka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kristi Pine, anëtari i bandës së tritolit në Tiranë, tenton vetëvrasjen në burg
Veliaj-Granoff marrëveshje për kursin e biznesit në arsimin profesional, garanton punësim »
Article Logic
Execution time: 0.01396107673645
array(1) { ["section"]=> string(85) "shqiperia-e-treta-ne-europe-me-numrin-me-te-larte-ne-rritje-te-turisteve-te-huaj-8820" }