Shqipëria ende pa Gjykatë Kushtetuese, Ilir Meta sulmon Ëngjëll Agaçin: Ai kontrollon Reformën në Drejtësi, pas 25 prillit do të japin llogari

Publikuar tek: politike, më 22:47 23-11-2020 Shqipëria ende pa Gjykatë Kushtetuese, Ilir Meta sulmon Ëngjëll Agaçin: Ai kontrollon Reformën në Drejtësi, pas 25 prillit do të japin llogari Ilir Meta - Engjell Agaci

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëll Agaçi.

Sipas tij, është Agaçi i cili kontrollon Reformën në Drejtësi dhe po përpiqet që të vërë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese, duke detyruar institucionet që të vonojnë apo të skualifikojnë anëtarët që nuk janë nën kontrollin e tyre.

“Ëngjëll Agaçi që kontroll reformën në drejtësi do të bëjë cdo gjë që të ketë një gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur kanë ardhur por shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së dhe se Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të ishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar presidenti nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa gjykatë kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë cdo gjë dhe kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi” deklaroi ai.

Meta u shpreh se i ka mbajtur shënim të gjitha, ndaj pas 25 prillit të gjithë do të japin llogari.

“Shorti i KED do të hidhet në momentin më të parë. Është bërë qëllimisht për ta lënë pa gjykatë Kushtetuese edhe tani përpjekjet bëhen për ta kapur këtë institucion. Ditën e fundit të parlamentit kanë ndryshuar ligjin për betimin e anëtarëve të gjykatës së lartë te Presidenti, që nuk është ceremonial, por verifikimi nga një institucion i pavarur si presidenti. Tre anëtarë të kushtetueses do të zgjidhen nga gjykata e lartë dhe kanë dashur të mbulojnë të gjitha shkeljet dhe të marrin tre anëtarët. Ilir Meta ua ka bërë të qartë, vendi është pa gjykatë kushtetuese, qytetarët janë pa mbrojtje. Ilir Meta ka mbajtur shënim cdo gjë, i ka të dokumentuara, me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe me parlamentin e ri dhe demokracia në Shqipëri do të marrë atë dimension, që duhet marrë, duke çuar në qeli ata që kanë bërë krime kundër kushtetutës dhe që e kanë lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese“, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ulja e numrit të viktimave nga Covid-19’, Paloka: Edi Rama kërcënon Prokurorinë që të mos hetohet
'Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së', Ministri italian Di Maio: Rajoni i Adriatikut shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Europës »
Article Logic
Execution time: 0.022623062133789
array(1) { ["section"]=> string(146) "shqiperia-ende-pa-gjykate-kushtetuese-ilir-meta-sulmon-engjell-agacin-ai-kontrollon-reformen-ne-drejtesi-pas-25-prillit-do-te-japin-llogari-228878" }