Shqipëria firmos marrëveshjen për Task Forcën Mjekësore të Ballkanit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 17-04-2015 Shqipëria firmos marrëveshjen për Task Forcën Mjekësore të Ballkanit

Shqipëria firmosi sot marrëveshjen për Task Forcën Mjekësore të Ballkanit. Kjo marrëveshje ka për qëllim rregullimin e procedurave dhe përgjegjësive ndërmjet palëve për ngritjen dhe funksionimin e një strukture ushtarake mjekësore shumëkombëshe të quajtur Task Forca Mjekësore e Ballkanit.

Ngritja e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit paraqet një iniciativë të ndërmarrë nga SHBA dhe Mbretëria e Norvegjisë, me cilësinë e palëve sponsor. Kjo iniciativë synon arritjen e një sërë objektivave në mbështetje të operacioneve në përgjigje të krizave (Crisis Response Operations/CRO) për të reaguar brenda një kohe të shpejtë ndaj situatave të ndihmës në raste të fatkeqësive rajonale, si dhe në misionet e drejtuara nga OKB-ja. Për arritjen e këtyre objektivave, shtetet pjesëmarrëse do të ofrojnë kontributet e tyre, të cilat do të bazohen në kapacitetet ekzistuese mjekësore, në mbështetje të operacioneve ndërkombëtare për këtë qëllim.

 “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë mbi ngritjen e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit”, është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr. 245, datë 18.3.2015 dhe është nënshkruar sot në datën 17 prill 2015 nga Ministri i Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po sot, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti në një takim  atasheun ushtarak të Mbretërisë së Norvegjisë me rezidencë në Romë, kolonel Erik Arff  Gulseth dhe majorin Dagfinn Bjorklid, përfaqësues i FA Norvegjeze për mjekësinë, me cilësinë e palës që sponsorizon këtë iniciativë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lozanës, dëshmojnë 7 serbë dhe vetëm Cana e Be Biasi
Policia publikon videon e rrëmbimit të një shqiptari në Brighton të Anglisë, kërkon ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.013741970062256
array(1) { ["section"]=> string(73) "shqiperia-firmos-marreveshjen-per-task-forcen-mjekesore-te-ballkanit-9026" }