CAS ka vendosur 3 pikët në favor të Shqipërisë por duket se kjo e ka një “haraç” nga pas.
Ne do duhet të paguajmë plot 100 mijë euro për dronin e ngritur në Beograd në ndeshjen me Serbinë. Një gjë e tillë sapo është komunikuar nga drejtues të FSHF-së në një konferencë për shtyp, të cilët gjithsesi u shprehën të lumtur e emocionuar pë 3 pikët në favor tonin.
"Na ka nxjerrë fajtor për dronin siç gëzohemi për këtë duhet të nxjerrim edhe mësimet. Droni është diçka e paligjshme. Por nga ana tjetër ata ishin fajtor edhe për ndërprerjen e ndeshjes", tha kreu i FSHF-së në konferencë.