Shqipëria fiton tre pikët me Serbinë. Gjykata e Lozanës sapo ka vendosur të japë 3 pikët për Shqipërine, pas problemeve që ndodhën ne ndeshjen e tetorit. Ndërkohë qe UEFA i kishte dhënë të drejtë Serbisë. Kjo është fitore e madhe për ekipin kombëtar të Futbollit dhe vetë Shqipërinë.
Ndeshja tetorin e kaluar kaloi në dhunë, ndërkohë që Serbia të vetmin argument që ka dhënë ka pasur atë të një droni me një flamur që fluturoi mbi stadium. E ndërkaq, mbi futbollistët shqiptarë u ushtrua dhunë.
Gjatë dhënies së dëshmive në Gjykatë, trajneri De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana kanë qenë të qartë madje shpeshherë sfidantë dhe ironikë edhe ndaj pretendimeve serbe.
Megjithatë, edhe pse ky vendim është shtyrë disa herë, analistët sportivë në vend mendojnë po ashtu se mund të shtyhet. Edhe komentatori Dritan Shakohoxha e përmend një fakt të tillë në rrjetet sociale.
Gjykata me pesë anëtarë dha vendimin, duke i kthyer tre pikët e kërkuara Shqipërisë. Ndeshja e kthimit do të luhet këtë vit në Shqipëri, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.