Shqipëria garanton Ukrainën: Duhet të ruhet integriteti territorial

Publikuar tek: politike, më 12:06 09-05-2015 Shqipëria garanton Ukrainën: Duhet të ruhet integriteti territorial

Shqipëria ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e vet në mbrojtjen e integritetit territorial të Ukraninës. E ka shprehur ambasadorja e republikës së Shqipërisë në Ukrainë (jo rezidente) Shpresa Kureta, në takimin që ka pasur dje me zv,ministren e punëve të Jashtme Natalia Galibarenko. 

Gjatë takimit, sipas njoftimit, u fol për situatën në Ukrainën Lindore dhe gjendjen e implementimit të marrëveshjes së Minkskut. Zonja Galibarenko shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Bashkëbisedueset ndanë mendimin për vazhdimin e bashkëpunimit mes Ukrainës dhe Shqipërisë, në veçanti në kontekstin e liberalizimit të regjimit të vizave ndërmjet dy vendeve, intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu sikurse edhe zhvillimin e punës ligjore të dy vendeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029320955276489
array(1) { ["section"]=> string(72) "shqiperia-garanton-ukrainen-duhet-te-ruhet-integriteti-territorial-10731" }