Shqipëria i bashkohet fuqive botërore, do të patrullojë në Gjirin Persik

Publikuar tek: bota, më 23:41 07-11-2019 Shqipëria i bashkohet fuqive botërore, do të patrullojë në Gjirin Persik Patrullat ne ujerat nderkombetare te Gjirit Persik

Një koalicion detar i udhëhequr nga SHBA ka filluar zyrtarisht operacionet në Bahrein për të mbrojtur dhe patrulluar në ujërat territoriale ndërkombëtare të Gjirit Persik.

Këto patrullime vijnë pas një sulmi në cisternat e naftës që Uashingtoni dhe aleatët e tij e fajësuan Iranin.

Patrulla synon që të shmangë kërcënimin për furnizimin me naftë në botë, ku pjesë e koalicionit patrullues do të jetë edhe Shqipëria e cila u bashkua në (IMSC) javën e kaluar. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk do të ofrojë anije, por burime njerëzore, transmeton newsbomb.al.

Irani, i cili ka mohuar çdo përgjegjësi për sulmet e mistershme, ka paraqitur propozimet e veta për forcimin e sigurisë së Gjirit Persik, i cili padyshim përjashton aleancat e jashtme për patrullimin e ujërave ndërkombëtare në Gjirin Persik.

Bahreini i cili priti Flotën e Pestë të Marinës amerikane, iu bashkua Rrjetit Ndërkombëtar të Sigurisë Detare (IMSC) gjatë këtij viti, transmeton newsbomb.al.

Australia dhe Britania janë vendet kryesore perëndimore që kanë rënë dakord të dërgojnë anije luftarake patrulluese për të shoqëruar transportin e naftës në Gjirin Persik.

Anijet do të shoqërohen përmes ngushticës së Hormuzit, pika kyçe strategjike në fillim të Gjirit Persik si dhe arterie kryesore për transportin e naftës në Lindjen e Mesme.

Shumica e qeverive evropiane kanë refuzuar të marrin pjesë në koalicionin detar, nga frika e dëmtimit të përpjekjeve të tyre për të shpëtuar një marrëveshje bërthamore 2015 me Iranin, marrëveshje të cilës i ra efekti për shkak të tërheqjes së Uashingtonit vitin e kaluar, transmeton newsbomb.al.

Konflikti midis Teheranit dhe Uashingtonit vjen pasi që presidenti Trump braktisi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen dhe vendosi sërish sanksione të SHBA-së ndaj Iranit.

Para dy muajve disa anije naftëmbajtëse po kalonin nëpër ngushticën e Hormuzit drejt Oqeanit Indian ndërkohë që u sulmuan me drone duke synuar dy objektet kryesore të naftës Saudite në det të hapur, duke shkaktuar kështu dëme katastrofike dhe përkohësisht rrëzuan gjysmën e prodhimit të naftës të mbretërisë.

Përgjegjësinë e sulmeve e morën rebelët Houthi të Jemenit por Uashingtoni dhe Rijadi fajësuan Iranin, duke thënë se sulmet u kryen me raketa të avancuara dhe drone./ Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075280666351318
array(1) { ["section"]=> string(78) "shqiperia-i-bashkohet-fuqive-boterore-do-te-patrulloje-ne-gjirin-persik-185102" }