Shqipëria i është bashkuar sanksioneve që BE vendosi më 2 tetor ndaj Bjellorusisë.
Këshilli Europian me anë të një deklarate zyrtare konfirmon se ka mundur të bashkojë edhe vendet të cilat janë kandidate për në BE që të ndjekin politikën e Këshillit Europian duke vendosur masa kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Bjellorusisë që janë përgjegjës represion dhe dhunë ndaj protestuesve.
Mes vendeve si Shqipëria janë dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Islanda, Norvegjia, Islanda dhe Ukraina.
Kjo do të thotë se tashmë as në Shqipëri 40 zyrtarët e Lukashenkos nuk mund të hyjnë dot brenda territorit shqiptar si dhe nëse kanë asete në Shqipëri ato i bllokohen menjëherë.