Shqipëria jo më nën monitorim e FATF për pastrim parash dhe financim terrorizmi

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 25-02-2015 Shqipëria jo më nën monitorim e FATF për pastrim parash dhe financim terrorizmi Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama në facebook

Shqipëria nuk ndodhet më nën monitorimin e Taks Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili e konsideron këtë veprim si heqje të një njolle të zezë për Shqipërinë.

“Më në fund i hiqet sot Shqipërisë një njollë e zezë e trashëguar nga epoka e rrënimit. Ndryshime reale”, shkruan Rama në proflin e tij në facebook.

FATF është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1989 me iniciativën e G7-ës. Qëllimi i kësaj organizate është të zhvillojë politika kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Shqipëria deri sot ka qenë nën monitorimin e FATF, si një vend i prekur nga fenomeni i pastrimit të parave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Rimini, iu gjetën 4 kg kokainë dhe 7 pako të mbështjella me nga 90 mijë euro
Cërrik, i verbëri mbetet në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.01352596282959
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiperia-jo-me-nen-monitorim-e-fatf-per-pastrim-parash-dhe-financim-terrorizmi-4449" }