‘Shqipëria kërkon një GOL’, Kombëtare ‘SHTERPË’ në ndeshjen e tretë radhazi

Publikuar tek: sport, më 18:58 14-10-2020 ‘Shqipëria kërkon një GOL’, Kombëtare ‘SHTERPË’ në ndeshjen e tretë radhazi Foto nga ndeshja Lituani - Shqiperi

Një tjetër paraqitje zhgënjyese e kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve, këtë herë në fushën e Lituanisë, ku nuk arritën më shumë se rezultati 0-0.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që djemtë e trajnerit Edi Reja nuk shënojnë gol, pas sfidave 0-1 në ‘Air Albania’ me Lituaninë dhe barazimit 0-0 në Kazakistan 3 ditë më parë.

Pas këtij barazimi Shqipëria shkon në kuotën e 5 pikëve, aq sa edhe Lituania, ndërsa Bjellorusia dhe Kazakistani kanë nga 4 pikë dhe do të ndeshen midis tyre në orën 20:45.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012622117996216
array(1) { ["section"]=> string(77) "shqiperia-kerkon-nje-gol-kombetare-shterpe-ne-ndeshjen-e-trete-radhazi-223783" }