Shqipëria krah Spanjës dhe Britanisë, në stërvitjen që i tregon dhëmbët Rusisë

Publikuar tek: analiza-komente, më 21:45 23-05-2016 Shqipëria krah Spanjës dhe Britanisë, në stërvitjen që i tregon dhëmbët Rusisë Anila Basha dhe Leitnant gjeneral Manfred Hofman

Nga Anila Basha

*Szczecin (Poloni) Multinational Corps Northeast

Kushdo që nuk e ka idenë në Shqipëri, duhet të kuptojë se Shqipëria është një ndër tre vendet kryesore që do të marrë pjesë në datën 24 maj në stërvitjen kryesore të NATO-s në Poloni, Brilliant Jump II, një ndër katër stërvitjet që NATO zhvillon brenda vitit përpara samitit të radhës së vendeve anëtare të NATO-s.

Një zyrtar i NATO-s tha për Newsbomb.al se Shqipëria jo vetëm ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e trupave të Aleancës që do të demonstrojnë në terren, por, prezenca e ushtarëve tanë ndërmjet ushtarëve të Spanjës dhe Britanisë së Madhe, përvec Polonisë, vendin ku organizohet kjo stërvitje, ka domethënie të madhe për zyrtarët e NATO-s.

Kështu, nesër në Zagan 2367 ushtarë, 810 mjete ushtarake dhe 84 kontenierë (që nga zyrtarët e NATO-s nuk përcaktohen mjetet e tyre luftarake) do të jenë në stërvitjen më të madhe të forcave të Aleancës në zonën e Baltikut.

Pse tani?

"Duam ti tregojmë botës që jemi të shpejtë. Nuk është e rëndësishme nëse jemi në kufi apo jo me rrezikun" thotë një zyrtar i NATO-s gjatë prezantimit të aktivtetit. Dhe në fakt, duket se gjithcka varet nga veprimet e Rusisë, në kufi me disa nga vendet anëtare të NATO-s. Në zyrat qendrore të NATO-s në Multinational Corps Northeast, në Szczecin (Poloni), flitet vetëm për stërvitjen e nesërme dhe mënyrën sesi vendet po koordinojnë për të treguar reagim të shpejtë, por edhe koordinim perfekt mes vendeve aleate.

13288604_10154807627628765_1028227258_o.jpgZv.shefi i operacionit në terren, gjeneral brigade Frank Tate, vjen nga SHBA, kullon djersë ndërsa në një terren ushtarak polak na tregon për mënyrën dhe format sesi një vend antar i NATO-s do të mbrohet në rast agresioni.

Askush nuk e thotë me zë të lartë, por, ajo që thuhet nën zë, është fakti se askush nuk dëshiron që Rusia, e cila ka bërë deri tani me qindra demonstrime force, të ketë mundësinë të kërcënojë një prej aleatëve.

Nën diellin që djeg në një fushë ku po instalohet dhe dislokohet një pjesë e trupave ndërkombëtare të NATO-s, gjenerali amerikan tregon se reagimi mund të jetë jo vetëm efektiv, por edhe i shpejtë, duke përfshirë një kohë jo shumë të gjatë dislokimi, ndërmjet dy e disa javëve.

Jo të gjithë nën komandë

13272007_10154807627638765_807712982_o.jpgMbi të gjithë është Leitnant gjeneral Manfred Hofman, komandanti i Multinational Corps Northeast. Një ditë para aktivitetit që do ta nderojë sikurse thotë ai, gjenerali, fsheh poshtë syzeve dhe nën mustaqe, një qetësi që ia garanton trupa e përzgjedhur e atyre që do të marrin pjesë në aksionin e të nesërmes. "Angazhimin tonë e kemi përmbushur brenda vitit kur në fakt nga Samiti i NATO-s i vendeve anëtare në Uells kishim më shumë kohë në dispozicion. Që do të thotë, të gjitha vendet, por edhe ekipi im ka bërë më të mirën. Një gjë mund ta them me siguri, NATO do të mbrojë aleatët e vet në çdo moment" thotë gjenerali, duke lënë të kuptohet se gjithçka ndodh është gjithashtu një demonstrim force.

Por realisht, për çfarë flasin të gjithë? Janë pikërisht disa të dhëna dhe disa aktivitete ushtarake të Rusisë, afër kufijve të vendeve aleate të NATO-s, duke përmendur edhe Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Një zyrtar i NATO-s tha për Newsbomb.al se të shumtë do të jenë personalitetet që do të marrin pjesë në stervitjen e nesërme, ndërkohë që sa për vezhguesit, nuk do të jetë problem.

Logjika ta do në raste të tilla që sipas Protokollit të Vjenës, firmosur nga të gjitha vende, çdo vend, në rast se NATO bën stërvitje, të ketë përfaqësuesit e vet për të ndjekur nga afër stërvitjet. Dhe po sipas këtij dokumenti, nuk përjashtohet as Koreja, e as Rusia për të çuar vëzhguesit e tyre. "Problemi është se Rusia ka bërë disa stërvitje ushtarake dhe në asnjë rast nuk e ka zbatuar këtë protokoll. NATO në këtë rast, nuk ka asgjë për të fshehur" tha një zyrtar i NATO-s në bazën qendrore në Poloni, që nuk do të kuotohet me emër.

Por ajo që të bën përshtypje është fakti se jo të gjithë janë nën komandën e gjeneralit këtë herë. Vendet si Spanja, Britania, Shqipëria dhe Polonia do të kenë përfaqësuesit e tyre në stërvitje, që do të thotë, më shumë shpenzime dhe demonstrim të vullnetit të mirë të këtyre vendeve. Ajo që bëhet e pakuptueshme është se pse vendet e vendosura në vijën e parë të rrezikut, nuk kanë sjellë trupat e tyre për një demonstrim të përbashkët, dhe pse Shqipëria, një vend që nuk ka një kërcënim real nga çështjet që diskutohet, ka vullnetin dhe dëshirën për të qenë në krah të vendeve më të mëdha të Aleancës, pavarësisht buxhetit të vogël që ka në dispozicion...

Sidoqoftë, pas Brilliant Jump II do të ketë një tjetër operacion të madh, ANAKONDA, i filluar nga Polonia dhe me pjesmarrjen e shumë vendeve anëtare të NATO-s. Sërish Polonia bëhet protagoniste për të treguar dhëmbet, por këtë herë, jo më me 2500 trupa, por me 25 mijë të tilla...

A do të jetë Shqipëria?

Shumëkush në zyrat e NATO-s në qendrën e Northeast në Poloni thonë se vlerësojnë brigadën shqiptare. Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë pasdites nxorri një video ku trupat shqiptare të këmbësorisë së parë kanë mbërritur në terren. "Shqiponjat" janë duke kordinuar gjatë pasdites e darkes çdo aktivitet dhe bashkëpunim me zyrtarët e NATO-s që koordinojnë operacionin.

Një zyrtar i lartë në zyrat qendrore të NATO-s në Poloni, tha se Shqipëria do të marrë pjesë në operacion, por menjëherë do të tërheqë trupat mbrapsh në Shqipëri dhe nuk do të jetë pjesë e ANAKONDA, stërvitjen e iniciuar nga polakët.

Por një tjetër zyrtar i lartë i Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, i tha Newsbomb.al (pas këtij informacioni) se Shqipëria do të jetë pjesë e këtij aktiviteti por me një divizion të ndryshëm trupash.

Ajo që duhet të kuptohet dhe nuk përcillet siç duhet në Tiranë është fakti se Shqipëria merr pjesë në një prej aktiviteteve stërvitore në terren, ndër më të mëdhatë e organizuara nga NATO. Pakkush e kupton në Shqipëri, por në terren, thuajse të gjithë zyrtarët më të lartë, madje edhe ata politikë, vlerësojnë jo vetëm dëshirën e Shqipërisë për të qenë pjesë e përbashkët e këtyre operacioneve, por edhe kapacitetin dhe trajnimin që kanë ushtarët shqiptarë.

Dhe në fakt, për kaq ditë sa qëndrojmë në Poloni, në zyrat qendrore dhe nesër në terren, kur sheh se të gjithë flasin për vendin tënd, dhe e përmendin në krah të vendeve si Spanja, Britania e Madhe, USA dhe Polonia, nuk besoj se nuk ka shqiptar që nuk ndjehet krenar, ndonjëherë, pavarësisht kostove...Të gjithë flasin për ne, ndër vendet anëtare të NATO-s. Dhe Shqipëria përmendet në çdo artikull që mediat ndërkombëtare do të shkruajnë për këtë stërvitje./Newsbomb.al

13275369_10154807627678765_770143173_o.jpg

13275289_10154807627648765_946242868_o.jpg

13275127_10154807627858765_1525825733_o.jpg

13271888_10154807627688765_1166971719_o.jpg

13256346_1020207018062638_40328398287816989_n.jpg

13244834_1020207101395963_790781076477504275_n.jpg

13245321_1020206661396007_522393229700487146_n.jpg

11.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007235050201416
array(1) { ["section"]=> string(83) "shqiperia-krah-spanjes-dhe-britanise-ne-stervitjen-qe-i-tregon-dhembet-rusise-41296" }