Shqipëria kualifikohet për në raundin tjetër të Futsal EURO 2022

Publikuar tek: sport, më 23:54 01-02-2020 Shqipëria kualifikohet për në raundin tjetër të Futsal EURO 2022 Kombetarja e futsalles pas kualifikimit

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër për Futsal Euro 2022.

Kuqezinjtë ishin në grupin D, së bashku me San Marinon, Bullgarinë dhe Andorrën.

Pas një nisje të mirë duke fituar me San Marinon me rezultatin 4-1, kuqezinjtë pësuan një humbje shokuese nga Andorra me rezultatin 1-0.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit Shqipëria u ndesh me Bullgarinë vendase, duke arritur një tjetër fitore me rezultatin 4-1, gjithashtu duke siguruar vendin e parë në grup.

Raundi tjetër do të zhvillohet në muajin prill.

Selmanaj, Rexhepaj dhe Halimi shënuan nga dy gola secili, ndërsa Kaca dhe Karaja shënuan nga 1 gol.

Ky ishte një rezultat shumë i mirë për kuqezinjtë e sallës, pasi treguan edhe nivel të lartë loje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(71) "shqiperia-kualifikohet-per-ne-raundin-tjeter-te-futsal-euro-2022-193815" }