Shqipëria me dy Ambasada të reja, ja në cilat shtete do hapen

Publikuar tek: politike, më 20:08 01-02-2018 Shqipëria me dy Ambasada të reja, ja në cilat shtete do hapen

Shqipëria planifikon të hapë dy zyra të reja diplomatike.

Bëhet fjalë për hapjen e një Ambasade në Canberra të Australisë dhe një Konsullatë në Guangzho të Kinës.

“Hapja e kësaj konsullate do të ketë një ndikim ekonomik në lidhje me investimet e mëdha që mund të bëhen nga investitorë të ndryshëm kinezë", thotë Ministria e Jashtme shqiptare në lidhje me konsullatën e re në Kinë, transmeton Newsbomb.al.

Aktualisht, Shqipëria ka një ambasadë në Kinë dhe hapja e Konsullatës rrit praninë diplomatike aty.

Sa i përket ambasadës në Australi, ministria thotë se hapja e saj "do të mundësojë një prezantim më efikas dhe efektiv të Shqipërisë në mënyrë që ta promovojë atë duke maksimizuar dhe intensifikuar bashkëpunimin ekonomik". /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061018466949463
array(1) { ["section"]=> string(67) "shqiperia-me-dy-ambasada-te-reja-ja-ne-cilat-shtete-do-hapen-108772" }