Shqipëria, me pasaportën më pak të “fortë” në Ballkan për 2018

Publikuar tek: ekonomi, më 10:16 16-01-2018 Shqipëria, me pasaportën më pak të “fortë” në Ballkan për 2018

Shqiptarët kanë pasaportën më pak të fortë në rajon. Me vetëm 100 shtete ku mund të udhëtojnë të lirë, të barabartë me Afrikën e Jugut, Shqipëria renditet e 52 sipas Indeksit të Pasaportave 2018, nga Instituti Henley.

Ndërsa shtetet e tjera rajonale kanë një mobilitet global më të madh, kryeson Serbia me 119 shtete, ku mund të lëvizë të lirë, Maqedonia me 112, Mali i Zi me 110 dhe Bosnjë -Hercegovina me 105.

Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime.

E krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përparime, por sërish ka më pak akses se i gjithë rajoni i Ballkanit. Përjashtohet vetëm rasti i Kosovës, që mund të konsiderohet si një shtet i ri.

Indeksi i Henley Passport 2018, raport i përvitshëm i përpiluar  Henley and Partners, merr në konsideratë aksesin e lëvizjes pa viza të shteteve botërore, nga të dhënat e marra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Në vend të parë, si pasaporta më e fortë në botë, qëndron Gjermania, shtetasit e së cilës mund të aksesojnë pa viza 177 shtete. Ndjek në renditje Singapori dhe Japonia. Ndërsa pasaportat më pak të forta janë: Kina dhe Afganistani.

Indeksi i Pasaportave Henley është renditja e të gjitha pasaportave të botës sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të udhëtojnë pa viza.

Me Indeksin e Pasaportave Henley, përpiluesit sugjerojnë se ju mund të vlerësoni se ku qëndroni në spektrin e mobilitetit global dhe të zbuloni se si të maksimizoni lirinë tuaj të udhëtimit, përmes edhe mundësisë për investime.monitor 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19102597236633
array(1) { ["section"]=> string(66) "shqiperia-me-pasaporten-me-pak-te-forte-ne-ballkan-per-2018-106719" }