Shqipëria me rënien më të lartë të lindshmërisë në Europë (RENDITJA)

Publikuar tek: ekonomi, më 18:36 09-03-2017 Shqipëria me rënien më të lartë të lindshmërisë në Europë (RENDITJA)

Sipas Eurostat, Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në Europë gjatë dekadave të fundit.

Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm  1.67. Kjo është rënia më e madhe në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri.

Mes shteteve europiane Franca shënon numrin më të lartë të lindjeve (799,700 në vitin 2015), në Mbretërinë e Bashkuar lindën 776,700 foshnja, Gjermania me 737,600, Italia me 485,800, Spanja me 418,400 dhe Polonia 369,300. Në Shqipëri numri i foshnjave të lindura me 2015 ishte 32,715, teksa në fillim në viteve 1990 ishin mbi 60 mijë lindje.

Mesatarisht në BE, gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në vitin 2015 ishin të moshës rreth 29-28.9 vjeç.  Në Shqipëri mosha mesatare në të cilën gratë kanë lindur fëmijën e parë ishte 25.2  vjeçe.

 

Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë.

Në Shqipëri, psikologët dhe demografët kanë shpjeguar më herët për Monitor,  se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike, që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%.

Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë.

sh.png

Burimi: Eurostat

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020547866821289
array(1) { ["section"]=> string(72) "shqiperia-me-renien-me-te-larte-te-lindshmerise-ne-europe-renditja-71353" }