Shqipëria merr kryesimin e OSBE/ Këshilltari i Ramës si gazetar terreni, publikon prapaskenat e fotos së ‘familjes’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:35 09-01-2020 Shqipëria merr kryesimin e OSBE/ Këshilltari i Ramës si gazetar terreni, publikon prapaskenat e fotos së ‘familjes’

Endri Fuga këshilltari i kryeministrit Edi Rama publikon një foto nga prapaskenat e ceremonisë së marrjes së kryesimit të presidencës së OSBE nga Shqipëia, të cilën e ka cilësuar si një foto të familjes.

“Kështu që këtu fillojmë kryesinë shqiptare të OSBE-së. Me foton e familjes. Paç fat”, shkruan Endri Fuga krahas fotos në të cilën detaji që po tërheq vëmendje është personi që po realizon shkrepjen e fundit, i ngjitur në majë të shkallëve. Fuga i cili e ka shoqëruar kudo kryeministrin gjatë kësaj vizite në Vjenë, ka bërë edhe rolin e gazetarit të terrenit.

Edi Rama nga ceremonia e marrjes së kryesimit të presidencës së OSBE ka thënë se 45 vjet më parë kur u themelua OSBE Shqipëria ka qenë një vend i izoluar, ndërsa shton se paqja dhe demokracia do të jenë objektivat e përbashkëta të këtij këshilli.

79256761a7d42515bd13beac3662df43_L.jpg

81433396_609230609890201_2835738134115778560_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010052919387817
array(1) { ["section"]=> string(118) "shqiperia-merr-kryesimin-e-osbe-keshilltari-i-rames-si-gazetar-terreni-publikon-prapaskenat-e-fotos-se-familjes-191592" }