Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski

Publikuar tek: sport, më 17:21 13-10-2015 Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski

Ai është një prej lojtarëve më të mirë për momentin dhe performanca e tij me Bayern Munich në këtë sezon është pak të thuhet e mrekullueshme. Tifozët shqiptarë mesa duket do t’i ndjenë shumë shpejtë të mirat e kualifikimit në Euro2016.

Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Polonisë së Robert Lewandowski. Federatat kanë rënë dakort mes tyre dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, ndërsa shnaset më të shumta janë që ndeshja të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Polonia ashtu si Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Euro2016 dhe skuadra e tyre është një kundërshtar shumë serioz për kuq e zinjtë, të cilët do të provojnë veten përpara fillimit të Kampionatit Europian.

Shqipëria do të ketë mundësinë të zhvillojë dy miqësore gjatë mesit të muajt nëntor, në kohën kur luhen ndeshjet e play-off për skuadrat europiane. Pas Polonisë mbetet të vendoset edhe për kundërshtarin tjetër, që me shumë ngjasa do të jetë një “big” i Europës, bazuar kjo edhe në deklaratat e zyrtarëve të FSHF-së se stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të inagurohet pikërisht nga një ndeshje e nivelit të lartë.

Federata e Kosovës ka kërkuar gjithashtu një miqësore me Shqipërinë në Prishtinë, një kërkesë kjo që pritet të pranohet nga FSHF-ja, ndonëse nuk ka ende një datë se kur ajo mund të luhet. 

Lexo edhe: Ekskluzive/ Kombëtarja dhe FSHF në prapaskenë: Muzikë, alkool e VIP-a... Të gjitha pa filtra me foto e video

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093300342559814
array(1) { ["section"]=> string(57) "shqiperia-miqesore-me-polonine-e-robert-lewandowski-23038" }