Shqipëria ndër vendet më të rrezikshme në rajon për të udhëtuar me makinë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 03-09-2015 Shqipëria ndër vendet më të rrezikshme në rajon për të udhëtuar me makinë

Sipas një harte të publikuar nga mediat angleze për vendet ku është e rrezikshme të udhëtosh me makinë, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të aksidenteve në rajon.

12.7 të vdekur për 100 mijë banorë në vit, regjistrohen në Shqipëri sipas kësaj harte, ndërkohë që vendi ynë lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën me 14.2 të vdekur për 100 mijë banorë në vit.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit, përjashtim bën Kosova për të cilën nuk ka të dhëna, kanë një përqindje më të ulët të aksidenteve me pasojë vdekjen.

Vendi më i rrezikshëm për të udhëtuar me automjet është Eritrea. Vendi afrikan regjistron në vit 48.4 të vdekur për 100 mijë banorë, më pas vijnë Libia dhe Iraku.

Vendet më të sigurta janë Maldivet, Norvegjia, Danimarka, Suedia dhe Zvicra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë, qytetari padit 8 kryeministrat shqiptarë për gjithçka që i kanë shkaktuar vendit pas ‘90-ës
Veliaj dhe këshilltarët e Tiranës mbeten pa drita, pezullojnë mbledhjen »
Article Logic
Execution time: 0.013509035110474
array(1) { ["section"]=> string(79) "shqiperia-nder-vendet-me-te-rrezikshme-ne-rajon-per-te-udhetuar-me-makine-19890" }