‘Shqipëria ndodhet përballë rrezikut’, Basha thirrje qeverisë: Masat nuk mund të jenë show, kontrolloni qytetarët që vijnë nga Italia

Publikuar tek: politike, më 15:27 25-02-2020 ‘Shqipëria ndodhet përballë rrezikut’, Basha thirrje qeverisë: Masat nuk mund të jenë show, kontrolloni qytetarët që vijnë nga Italia

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me rrezikoun që i kanoset vendit tonë për përhapjen e kronavirusit, duke i bërë apel qeverisë të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia.

“Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Këto masa nuk mund të jenë show televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus”, thotë Basha në reagimin e tij.

Kreu i PD më tej shton se ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballe në rreziku potencial nga prekja e koronavirusit mijëra shqiptarë të tjerë ndodhet në kushte të mjerueshme, duke iu referuar atyre të tërmetit të 26 nëntorit.

“Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta”, tha Basha.

Postimi i Bashës:

Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.

Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.

Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.

Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t'u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë

Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090951919555664
array(1) { ["section"]=> string(135) "shqiperia-ndodhet-perballe-rrezikut-basha-thirrje-qeverise-masat-nuk-mund-te-jene-shoe-kontrolloni-qytetaret-qe-vijne-nga-italia-196408" }