Shqipëria në alarm. Policia kalon në shërbim të përforcuar, mbikqyrje me kallashnikovë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 19-11-2015 Shqipëria në alarm. Policia kalon në shërbim të përforcuar, mbikqyrje me kallashnikovë

Policia e shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  së Shtetit.

Newsbomb.al mëson se mbikëqyrja do të jetë e rreptë në qytetin e Tiranës dhe ndryshe nga më parë do të kryhet me armë kallashnikovë nga ana e forcave policore. Do të jenë nën vëzhgim të rreptë ambientet publike me shumë lëvizje dhe popullim, përfshi qendra tregtare, instritucione arsimi, rrugë  etj.

Siç duket, kërcënimi ndaj terrorizmit rrezikon të përfshijë edhe vendin tonë por nuk ka informacione të detajuara se për çfarë rreziku mund të bëhet fjalë.

Situata paraqitet mjaft alarmante, ndërkohë që dje në Tiranë ishte për një vizitë edhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Philip Hammond i cili foli edhe për terrorizmin.

Disa ditë më parë u kërcënua edhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, nëpërmjet një e-maili nga Brigadat e Kuqe. ‘’Rradhën e keni ju’’, thuhej në e-mailin për të cilin po hetohen autorët. Kërcënime kanë shkruar edhe në adresë të redaksive të disa medieve në Shqipëri.

Sulme terroriste ka patur edhe në Paris ku shumë persona humbën jetën e shumë të tjerë u plagosën. Por ende situata nuk është stabilizuar në Francë. Sulme ka patur edhe në Belgjikë, Danimarkë, Angli dhe Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto-Lajm/ Te Komuna e Parisit “kongres qensh”, koncerte falas
Alarm për bombë në TEG, forca të shumta policie në vendngjarje. Por rezulton fals »
Article Logic
Execution time: 0.011975049972534
array(1) { ["section"]=> string(90) "shqiperia-ne-alarm-policia-kalon-ne-sherbim-te-perforcuar-mbikqyrje-me-kallashnikove-25783" }