Shqipëria në ankthin e tërmetit, sizmilogu qetëson qytetarët: Po çlirohet energjia, lëkundjet janë mëse normale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:32 01-12-2019 Shqipëria në ankthin e tërmetit, sizmilogu qetëson qytetarët: Po çlirohet energjia, lëkundjet janë mëse normale Sizmiologu Rrapo Ormëni

Sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit Rrapo Ormëni raporton se pavarësisht lëkundjeve të dy ditëve të fundit, proçesi i çlirmit të energjisë pas tërmetit është mëse normal dhe nuk përbën rrezik për banorët në Durrës, Tiranë dhe zonat e tjera.

Për ''Report TV'', eksperti i sizmiologjisë tregon se pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë në 26 nëntor, në vendin tonë janë regjistruar rreth 1300 lëkundje pas tërmeti, nga të cilat vetëm 3 kanë qenë mbi 5 ballë. Ai shton se lëkundjet e mëpasshme vijnë si pasojë e çlirimit të nevojshëm të energjisë së tërmetit të 26 nëntorit dhe nuk përbën arsye për t'u shqetësuar. 

''Energjia e nevosjme duhet të çlirohet. Magnidtudat 4.3, 4.0 tregojnë se nergjia po çlirohet në vatrën e tërmetit, nuk ka problem dëmtuese.

Nuk ka vend për panik, edhe atje në zonën e Durrësit nuk ka rrezik tashmë, por dhe në Tiranë. Janë goditje që nuk shkaktojnë dëmtime, në Tiranë rreziku është janë 1 deri 1.5 magnitudë më e vogël.

Këto lëkundje janë të pranueshme. Është normale që të çlirohet energjia. Njerëzit tani duhet të mësohen. Besoj dhe populli duhet të jetë i vetëdisjëm. Ka qenë një periudhë e gjatë pa rënë tërmet.

Intensideti vjen duke u zvogëluar, d.m.th. trendi do të jetë duke u zvogëluar. Nuk ka vend për panik'', bën me dije specialisti i sizmiologjisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075798034667969
array(1) { ["section"]=> string(115) "shqiperia-ne-ankthin-e-termetit-sizmilogu-qeteson-qytetaret-po-clirohet-energjia-lekundjet-jane-mese-normale-187993" }