‘Shqipëria në azilkërkim’, Tabaku publikon shifrat: 219 000 të larguar, 1 në 3 janë të rinj! Ky është peshqeshi i Ramës

Publikuar tek: politike, më 08:46 27-09-2020 ‘Shqipëria në azilkërkim’, Tabaku publikon shifrat: 219 000 të larguar, 1 në 3 janë të rinj! Ky është peshqeshi i Ramës Ilustruese

‘Shqipëria në azilkërkim’, kështu shkruan ish-deputetja e PD Jorida Tabaku teksa ka publikuar disa statistika të largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE.

219 000 të larguar në 7 vite thotë Tabaku, ndërsa hedh akuza ndaj qeverisë, për të cilën se thotë se nuk i zbeh dot këto fakte me propagandë.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku.

120216536_3524277500993523_753188854066405686_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011670112609863
array(1) { ["section"]=> string(120) "shqiperia-ne-azilkerkim-tabaku-publikon-shifrat-219-000-te-larguar-1-ne-3-jane-te-rinj-ky-eshte-peshqeshi-i-rames-221813" }