Shqipëria në fokus të francezit Jean-Leon Gerome

Publikuar tek: kulture-art, më 16:21 27-04-2015 Shqipëria në fokus të francezit Jean-Leon Gerome

Jean-Leon Gerome është një piktor francez, artin e të cilit e gjejmë kryesisht në Muzeun Metropolitan në New York. Në Muzeun Metropolitan në New York gjenden edhe pesë piktura me temë nga kultura shqiptare që i japin atij titullin artist orientalist.

Punët e tij më të vlerësuara janë ato që janë frymëzuar në Lindjen e Mesme, Afrikën e Jugut dhe Egjipt. Në Egjipt jetonin shumë shqiptarë në atë kohë për shkak se sundimtar i Egjiptit ishte djali i katërt i Muhamet Ali Pashës. Muhamet Ali Pasha nga Zemblaku i Korçës mori në kontroll Egjiptin në vitin 1805 dhe sundoi për 148 vite me radhë. Gjatë kësaj kohe numri i shqiptarëve që punonin dhe jetonin në Egjipt ishte shumë i lartë. Piktura më e spikatur është ajo në xhaminë “Amr” ku sjell të realizuar artistikisht jo vetëm xhaminë, por veshjen karakteristike të shqiptarëve dhe tre burra që falen. Qëllimi në këtë pikturë është që të nxjerrë në pah personalitetin e shqiptari dhe në rastin në fjalë tre burrat hyjnë në xhami dhe nuk dorëzojnë armët siç ishte rregull.

Në këtë pikturë dhe në shqiptarët e pasqyruar në të dallohen mëvetësia e shqiptarit, kryelartësia dhe individualiteti i tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13895416259766
array(1) { ["section"]=> string(53) "shqiperia-ne-fokus-te-francezit-jean-leon-gerome-9799" }