“Shqipëria pa armë”: Në 24 orë dorëzohen 37 armë, 8494 fishekë, 3 granata, 1 gjerdan mitrolozi dhe 19 krehëra

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 07-02-2017
Shqiperia pa arme by newsbomb-al

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 37 armë zjarri, 8494 fishekë, 3 granata, 1 gjerdan mitrolozi dhe 19 krehëra.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Durrës

Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 1000 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 700 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Shijak 1 armë zjarri dhe 300 copë fishekë.

Qarku Fier

 Dorëzohen nga qytetarët 10 armë zjarri dhe 1400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier 7 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri e 680 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 720 fishekë. Në Stacionin e Policisë Roskovec 1 armë zjarri.

Qarku Korçë

 Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 4000 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Korçë 2 armë zjarri, 500 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 1 armë zjarri, 1800 copë fishekë. Në Stacionet e Policisë Leskovik dhe Shtikë 2 armë zjarri, 1700 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive.

Qarku Vlorë

Dorëzohen nga qytetarët 4 armë zjarri, 1 granatë dhe 400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë 2 armë zjarri dhe 100 copë fishekë. Në Stacionin e Policisë Livadhja 1 armë zjarri, 1 granatë, 1 krehër  dhe 20 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Sarandë, 1 armë zjarri, 7 krehëra dhe 280 copë fishekë.

Qarku Shkodër

Dorëzohen nga banorët, 10 armë zjarri, 294 fishekë luftarakë dhe 11 krehëra. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër, në komunën Dajç 5 armë zjarri 10 krehër dhe 124 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 2 armë zjarri dhe 110 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 3 armë zjarri, 60 fishekë dhe 1 krehër.

Qarku Dibër

Në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1400 fishekë e një granatë, konkretisht: 1 armë i është dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Melan-Dibër, 1 pistoletë me mulli, 1 pushkë dhe 510 fishekë i janë dorëzuar Patrullës në Peshkopi, 1 granatë dhe 890 fishekë i janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Kastriot, Dibër.

"Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një   herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill", thuhet nga policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodafone mbështet ditën globale të internetit të sigurtë
Donald Lu tek Ministria e Drejtësisë, takon Petrit Vasilin »
Article Logic
Execution time: 0.012405872344971
array(1) { ["section"]=> string(109) "shqiperia-pa-arme-ne-24-ore-dorezohen-37-arme-8494-fisheke-3-granata-1-gjerdan-mitrolozi-dhe-19-krehera-67998" }