Shqipëria për herë të parë në podiumin e Organizatës Botërore të Turizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 11-09-2019 Shqipëria për herë të parë në podiumin e Organizatës Botërore të Turizmit

Për herë të parë Shqipëria mban një post ku përfaqëson Europën në fushën e turizmit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është konfirmuar si zëvendëspresident për Europēn, i Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën Botërore të Turizmit.

Mbledhur në Shën Petersburg të Rusisë, Asambleja po zhvillon punimet në ditën e saj të dytë.

Kjo është hera e parë qē Shqipëria mban një pozicion të tillë që prej anëtarësimit tē saj në OBT, në 1993-shin.

Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues tē Organizatës ku po diskutohen çështjet më tē rëndësishme tē industrisë turistike, si heqja e rregjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional si binome të pandara, tendencat e reja në zhvillimin e kësaj industrie etj.

Në fund të punimeve 4 ditore, Assambleja do të votojë axhendën e punës së 2 viteve të ardhshme deri në mbledhjen e rradhës së këtij forumi në 2021.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071010589599609
array(1) { ["section"]=> string(80) "shqiperia-per-here-te-pare-ne-podiumin-e-organizates-boterore-te-turizmit-178087" }