Shqipëria pret hapjen e negociatave, Holanda apel Komisionit Europian për ndalimin e refugjatëve nga vendi jonë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 13-09-2019 Shqipëria pret hapjen e negociatave, Holanda apel Komisionit Europian për ndalimin e refugjatëve nga vendi jonë Kontrolle pë refugjatë në portin e Roterdamit në Holandë

Dy deputetë holandezë të parlamentit europian kërkojnë që Shqipëria të intensifikojë veprimet për largimin e paligjshëm të qytetarëve të saj drejt Britanisë së Madhe.

Shumë prej refugjatëve zgjedhin portin e Roterdamit për të kaluar tranzit drejt Mbretërisë së Bashkur dhe numri i lartë i refugjatëve shqiptarë është kthyer në problem dhe ccështjen e ditës në parlamentin holandez.

Eurodeputetët Malik Azmani dhe Caroline Nagtegaal i janë drejtuar Komisionit Europian për të monitoruar veprimtarinë e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për parandalimin e fluksit të madh të refugjatëve.

Në 18 tetor vendi ynë pret përgjigje për nisjen e negociatave me BE-në.


Letra e eurodeputetëve Malik Azmani dhe Caroline Nagtegaal drejtuar Komisionit Europian:

‘’Emigrantë të paligjshëm shqiptarë po shfaqen akoma më shumë në portet e BE-së, që shërbejnë si tranzit drejt Mbretërisë së Bashkuar si Porti i Roterdamit. Pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm për kontrollin e kufijve dhe aksioneve të goditura nga autoritetet, shumë emigrantë bien pre e trafikantëve, përfshihen në veprimtari të paligjshme ose vdesin gjatë rrugës.

Në kundërshtim të kësaj situate:

-A do të ndërmarrë Komisioni Europian fushata të përgjithshme informuese si: reklama në televizione, fushata nëpërmjet rrjeteve sociale apo shtypit të shkruar në Shqipëri që synojnë parandalimin e emigrimit të paligjshëm?

-A adresojnë fushatat e sipërpërmendura për rreziqet dhe pasojat e emigrimit të paligjshëm, si: ndalimi i hyrjes në vendet e BE-së apo rreziku i vdekjes?

-A do të monitorojë, raportojë dhe asistojë Komisioni Europian përpjekjet e Shqipërisë në fushatat informuese për parandalimin e emigrimit të paligjshëm nga ky vend?

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075318813323975
array(1) { ["section"]=> string(117) "shqiperia-pret-hapjen-e-negociatave-holanda-apel-komisionit-europian-per-ndalimin-e-refugjateve-nga-vendi-jone-178299" }