Shqipëria renditet ndër vendet me kosto më të lartë të jetesës në rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 09:16 11-07-2016 Shqipëria renditet ndër vendet me kosto më të lartë të jetesës në rajon

Sipas të dhënave nga Indeksi I Kostos së Jetesës 2016, publikuar nga Mercer, Shqipëria renditet ndër vendet me kosto më të lartë në rajon. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta.

Nga të dhënat rezultoi që një i huaj në Shqipëri shpenzon më shumë se në Maqedoni, Serbi apo Bosnje.

Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 22-tën herë këtë vit, rendit nga më i shtrenjti te më i liri qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet etj (në total 200 artikuj dhe shërbime) dhe i adresohet kryesisht të huajve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme nga ai i origjinës.

 Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj dhe ndodhet në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023164987564087
array(1) { ["section"]=> string(77) "shqiperia-renditet-nder-vendet-me-kosto-me-te-larte-te-jeteses-ne-rajon-46165" }