‘Shqipëria s'e meritonte hapjen e negociatave’, Grida Duma: Opozita nuk mban asnjë përgjegjësi

Publikuar tek: politike, më 21:43 21-10-2019 ‘Shqipëria s'e meritonte hapjen e negociatave’, Grida Duma: Opozita nuk mban asnjë përgjegjësi Ish-deputetja Grida Duma

"Opozita nuk mban përgjegjësi, ia ka lënë të gjitha pushtetet Ramës dhe BE i ka thënë 6 herë zgjidhje.” Kështu shprehet ish-deputetja Grida Duma, teksa komenton vendimin e BE për të mos hapur negociatat, në samitin e 18 tetorit.

E ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Duma shtoi se Shqipëria nuk e meritonte hapjen e negociatave dhe madje penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut, sipas saj.

“Shqipëria nuk meritonte hapjen e negociatave. Unë e kam deklaruar dhe paralajmëruar disa here para vendimit. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan përsa i përket indikatorëve të zhvillimit. Dhe Rama ka pasur një plan B, ai nuk kishte plan A pasi negociatat nuk do hapeshin. BE-ja na ndërshkoi, shyqyr së nuk u ndamë nga Maqedoninë e Veriut, fatkeqësi që penalizuam Maqedoninë e Veriut", tha Grida Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058706998825073
array(1) { ["section"]=> string(97) "shqiperia-s-e-meritonte-hapjen-e-negociatave-grida-duma-opozita-nuk-mban-asnje-pergjegjesi-182973" }