Ditën e sotme qeveria shqiptare shpalli “non grata” diplomatin rus Alexey Krivosheev, me pretendimin se ai sjkelte në mënyrë të vazhdueshme masat anti-covid, që nga prilli 2020.
Mediat ruse duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.
“Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike” shkruajnë mediat ruse.
Reagimi i ambasadës ruse
Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev.
Por çfarë bëri ai?