Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të shpallur “non grata” diplomatin e lartë rus Alexey Krivosheev.
“Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Ndërkohë, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Aleksandër Grushko, e ka quajtur këtë dëbim një “provokim të qartë”.
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, komentoi Grushko për agjencinë vendase të lajmeve RIA.
Lexo edhe: Shqipëria shpall ‘Non Grata’ diplomatin rus: Ke kohë 72 orë për t'u larguar nga vendi